Këngëtari Blero Muharremi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “The Elite Way”, ku ka folur hapur për jetën e tij personale dhe përvojat e së kaluarës, në një intervistë pa filtra përballë moderatores Elita Rudi.
Gjatë bisedës, ai është përballur me pyetje të drejtpërdrejta rreth lidhjeve të mëparshme, përfshirë edhe nëse ka pasur ndonjë marrëdhënie që sot e konsideron gabim.
Pa u rezervuar, Blero u përgjigj qartë: “Po, shumë gabim bile”.
Artisti pranoi se vëmendja e mediave ndaj jetës së tij private e ka lodhur ndër vite, duke e bërë shpesh që çdo lidhje e tij të kthehet në tituj lajmesh dhe spekulime publike.
Megjithatë, theksoi se sot ndodhet në një fazë më të qetë të jetës dhe se ka nisur një kapitull të ri, më të qëndrueshëm emocionalisht.
I pyetur nëse këtë herë ka zgjedhur ndryshe në dashuri, Blero u shpreh me bindje se po, duke shtuar se nuk ka frikë nga përsëritja e gabimeve të së kaluarës.
Në fund, la të kuptohet se marrëdhënia e tij aktuale është shumë më e qetë dhe stabile, duke e përshkruar si një periudhë ku ka gjetur më shumë paqe dhe ekuilibër në jetën personale. /Telegrafi/
