LifeStyle

‘Si e lë të të prekë’: Njerëzit shpërthejnë në kritika pas këtyre veprimeve të Benny Blanco-s

Këmbët e pista të Benny Blanco-s (dhe jo vetëm) kanë shkaktuar zemërim te disa fansa të Selena Gomez.

Producenti muzikor, 37 vjeç, ha hapur së fundmi një podkast së bashku me miqtë e tij, të quajtur “Friends Keep Secrets”. Në një moment gjatë episodit, Blanco që po rrinte zbathur në divan, i kishte shputat e këmbëve mjaft të dukshme në kamera dhe ajo që dukej si një pisllëk i madh në to nuk kaloi pa u vënë re.

Në një moment tjetër të podkastit, ai qëllimisht lëshoi ??gazra në mënyrë që të gjithë ta dëgjonin.

“Kapeni këtë”, tha ai ndërsa kreu veprimin dhe kaq u desh që fansat e Selena-s jo vetëm të nevrikosen, por edhe t’i kërkojnë të divorcohet prej Benny Blanco-s.

“Nuk mund ta besoj që ajo e lejon ta prekë”, shkroi një person.

“PSE duhet të martohej me këtë, nga të gjithë burrat në botë”, shkroi një komentues tjetër.

Një përdorues i X shkroi : “Kjo është e neveritshme, nuk e di si po ia del Selena me të.”

Disa fansa madje i kërkuan ish-yllit të Disney Channel të divorcohej nga Blanco.

“Selena duhet të divorcohet prej tij dhe të gjejë dikë më të mirë”, shkroi një përdorues i X.

Një koment tjetër thotë : “Nuk jam zhgënjyer kurrë më shumë nga Selena sesa tani.”

Më e keqja është se kjo nuk është hera e parë që Blanco ka ngritur dyshime për zakonet e tij të higjienës. Ai pranoi se nuk bën dush çdo ditë në një intervistë për revistën People në nëntor të vitit 2024.

“Disa njerëz që njoh bëjnë dush dy deri në tre herë në ditë, por mua më duket sikur vajrat në lëkurën tuaj nuk kanë kohë të rigjenerohen në këtë mënyrë”, tha ai.

“Dua të mbaj erë duhan, por edhe pambuk sheqeri”, vazhdoi ai. “Dua që të ketë një aromë kur kaloj unë. Dua që të mbaj erë pak si burrë, pak si grua, pa dyshim që anoj pak më shumë nga feërorja në çdo kuptim.”

 

Të Ngjashme