Bota

Si e parashikoi Barbie fiks një vit më parë zgjedhjen e Kamala Harris për presidente

Kjo Barbie është presidente, dhe zv.presidentja Kamala Harris mund të jetë gjithashtu!

Të dielën, presidenti Joe Biden njoftoi se do të largohej nga gara presidenciale, duke zbuluar se nuk do të kërkonte një mandat të dytë.

Deklarata erdhi jo shumë kohë pasi lideri botëror 81-vjeçar zbuloi se ishte diagnostikuar me COVID. Ai tha se për presidente do të mbështeste Kamala-n, zëvendësen e tij.

Si e parashikoi Barbie fiks një vit më parë zgjedhjen e Kamala

Kjo ndodhi pikërisht në 1-vjetorin e Barbi-t. Fiks një vit më parë u shfaq premierë në kinematë botërore Barbie, filmi që nxori në pah fuqinë e gruas, autonominë dhe vetë-zbulimin.

Barbie i tregoi gratë si mjeke, avokate, shkencëtare, gazetare, zhvilluese lojërash, autore dhe atlete. Por kulmi erdhi kur audienca pa një grua presidente (të luajtur nga Issa Rae), si dhe një gjykatë supreme të udhëhequr nga gra.

Si e parashikoi Barbie fiks një vit më parë zgjedhjen e Kamala

Jo vetëm që u dha shikuesve një shije se si do të ishte të kishe një grua si presidente, por edhe një presidente grua me ngjyrë.

Si e parashikoi Barbie fiks një vit më parë zgjedhjen e Kamala

Dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris duke se po kërkon ta bëjë atë realitet në Shtëpinë e Bardhë. Nëse zgjidhet, ajo do të bënte histori si presidentja e parë grua, presidentja e parë grua me ngjyrë dhe presidentja e parë aziatike amerikane.



/tiranapost