
Mbrëmjen e sotme filloi transmetimi i emisionit të shumëpritur veror, “Kepi i VIP-ave”.
Mirëpo ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë herë emisioni kishte një moderatore: Kiara Titon.
Emisioni filloi me rrëfimin e konkurrentëve, të cilët treguan momentin kur morën ftesën për të qenë pjesë e “Kepi i VIP-ave”.
Bashkë me ta, edhe Kiara tregoi se si e priti ftesën që mori për të qenë moderatore e këtij programi. Ajo gjithashtu tregoi edhe se si e priti Luizi, partneri i saj.
“Të parit që i kam treguar ishte Luizi dhe ai ishte shumë i entuziazmuar. Unë bëj fiks 6 vite nga hera e fundit, që kam punuar si moderatore në Top Channel. Luizi më ka mbështetur gjithmonë në çdo vendim dhe në këtë rast bëri të njëjtën gjë”, tha Kiara Tito.