LifeStyle

Si e shfaqin meshkujt dashurinë?

Meshkujt janë shumë fjalëpakë dhe fjalët “Të dua” më vështirë e nxjerrin nga goja sesa femrat. Mirëpo, ata i kanë disa metoda të tjera me të cilat qartë bëjnë me dije kur u pëlqen ndonjë femër.

Puthjet

Nëse kënaqet me puthje të gjata, të buta dhe njëkohësisht të zjarrta, energjia të cilën e ndieni ka lidhje me dashurinë, jini të sigurta në këtë.

Miqtë e tij ju donë

Nëse miqtë e tij ju kanë përkrahur, – është shenjë e qartë që me ata i ka biseduar gjërat më të bukura që kanë të bëjnë me ju, andaj edhe ju kanë pranuar në shoqërinë e tyre qëllimin më të mirë, si edhe kanë krijuar përshtypjet më të mira për personalitetin tuaj.

Ju dëgjon

Nëse i dashuri juaj me kujdes përcjell çdo gjë që flisni dhe i mban mend të gjitha ato që i keni thënë, është më se e qartë që gjithnjë e më shumë jeni duke i pëlqyer.

Ju thërret pa ndonjë shkas

Nuk ju ka takuar për pak orë, mirëpo patjetër i duhet t’ju thërrasë në telefon, vetëm për t’jua dëgjuar zërin? Ju dashuron, por akoma nuk ka marrë guximin t’jua shfaqë dashurinë.

Shikon komedi romantike bashkë me ju

Më me dëshirë ai do të shikonte filma me kauboj apo me përmbajtje aksioni, mirëpo nëse ju keni shfaqur dëshirën të shikoni diçka më romantike, për të kjo nënkupton që duhet t’ia plotësojë dëshirën vajzës. Është i dashuruar me ju dhe sapo nuk i ka shqiptuar fjalët “Të dua”.