Luke Till ishte i mërzitur me pushime e shkollës, ndaj vendosi të ndërtojë një shtëpi për vete, pasi kaloi orë të tëra duke parë video në YouTube për ndërtimin e shtëpive të vogla
Ishte vetëm 12 vjeç kur nisi projektin e ndërtimit të një shtëpie të vogël në oborrin e tij.
Së pari, ai planifikoi se si të fitonte para për materiale dhe vegla: filloi të kosiste bar në oborre të lagjes për para, të pastronte garazhet e të tjerëve dhe gjithçka që sillte para xhepi.
Lukes iu deshën gati një vit e gjysmë e rreth 1.500 dollarë për të ndërtuar një shtëpi rreth 3 metra të gjatë, 2 metra të gjerë dhe 3 metra të lartë, transmeton Telegrafi.
Kur mbaroi shtëpinë e tij të vogël, Luke e shikoi me krenari shtëpinë e vogël që kishte një kuzhinë, një dhomë ndenjeje dhe një dhomë gjumi.
Pavarësisht se i ati i ka ndihmuar gjatë ndërtimit, kjo meritë është vetëm e Lukes, sepse gjatë një viti e gjysmë ky djalë nuk u dorëzua derisa projekti përfundoi plotësisht.