Lajme

“Si i thua popullit f*ck you, o plehrë?” Rama REPLIKON me nipin e Halim Kosovës: Nga biseda dy orëshe, gazetari zgjodhi atë pjesë, nuk jam penduar! (E PLOTË)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesditën e kësja të diele videon e qytetarit Florian Haçkaj i cili shfaqet duke e pyetur se pse ka ofenduar popullin shqiptar duke u thënë “f*ck you” në intervistën e dhënë për median e huaj.

Duke replikuar me qytetarin, Rama tregon se pasi ka pyetur rreth tij ka zbuluar se ai është nipi i një demokrati të njohur, pa treguar emrin e tij. Mirëpo qytetari në video dallohet qartazi se është Florian Haçkaj, nipi i Halim Kosovës.

Më tej kryeministri sqaron se nga intervista dy orëshe, mes tij dhe gazetarit të Financial Times, ky i fundit ka përzgjedhur pjesën “f*ck you” me të cilën Rama i është drejtuar personave që tentojnë ta baltosin. Ndërsa shton se nuk është penduar për këtë.

“Më dërguan videon e këtij djali dhe përpara se të dëgjoja sharjet pyeta për të. Demokrat 24 karat, nip i një demokrati të respektuar profesionist që më lidh respekti i ndërsjelltë. Fakti është se unë nuk ua kam thënë shqiptarëve atë fjalë.

Duket qartë dhe në artikull kur gazetari më pyeti “si i përgjigjesh ti atyre që të akuzojnë se je kumbari i Shqipërisë?” . I thashë shkurt fjalën që meriton se kush nuk ka lënë dy gurë bashkë për të më baltosur. Nga një bisedë dy orëshe, gazetari zgjodhi atë pjesë. Por unë nuk jam pishman!” iu përgjigj Rama qytetarit.

Më tej Rama u ndal dhe te organizimet e qytetarëve të cilët prej ditësh protestojnë poshtë zyrës së tij, për të cilët tha se po manipulohen nga persona që ashtu ua do puna.

Replikat:

Florian Haçkaj: Edi Rama o ndyrësirë, kemi ruajtur etikën gjithë këto kohë, por të shkosh në Financial Times e t’u thuash shqiptarëve “F*ck You”, kush je ti more plehrë?!

See also  FOTO/ Aksion blic në burgun e Fushë-Krujës, sekuestrohen telefona dhe sende të ndaluaraEdi Rama: Më dërguan videon e këtij djali dhe përpara se të dëgjoja sharjet pyeta për të. Demokrat 24 karat, nip i një demokrati të respektuar profesionist që më lidh respekti i ndërsjelltë. Fakti është se unë nuk ua kam thënë shqiptarëve atë fjalë. Duket qartë dhe në artikull kur gazetari më pyeti “si i përgjigjesh ti atyre që të akuzojnë se je kumbari i Shqipërisë?” .

I thashë shkurt fjalën që meriton se kush nuk ka lënë dy gurë bashkë për të më baltosur. Nga një bisedë dy orëshe, gazetari zgjodhi atë pjesë. Por unë nuk jam pishman!

Florian Haçkaj: E kupton që unë që flas, jam ngritur pasi babai im i ndjerë ndërroi jetë në Vjenë, nga kanceri i mëlçisë sepse mjekësia në nivelin ku e ke lënë ti e kuronte për ulçër o plehrë.

Edi Rama: Më erdhi keq. Përpara se të përgjigjesha u interesova për rastin. I ndjeri, babai i këtij që foli është kuruar dhjetë vite më parë në një spital privat. Nuk është paraqitur në asnjë nga spitalet e shtetit. Djali ka shkuar shumë larg bashkë me valën e këtij revolucioni imagjinar të bulevardit. Urrejtja politike dhe euforia e algoritmit e kanë bërë të më fajësojë mua pas 10 vitesh kur i ati nuk u shërua dot nga kanceri i mëlçisë, kthehet në skenë për t’u përdoru si mish për tokë.

Florian Haçkaj: Si babai im, janë me mijëra shqiptarë që vuajnë e bëjnë cirqe në botë sepse shëndetësi është në atë pikë pasi ju keni vjedhur paratë.

See also  “Nëse bie ti, bie edhe unë me ty”/ Polici në Itali prangos veten me burrin dhe i shpëton jetën në buzë të shkëmbitEdi Rama: Këtu shkon më tutje djali. I bën mijëra shqiptarë që vdesin rrugëve të botës. Në këto 13 vite shëndetësinë e paskam kthyer unë në pikën e vdekje. Ndërkohë që transformimi i dekadës së fundit në shëndetësi është epokal, më i madh sesa i të gjitha viteve të mbledhura së bashku. Këtë nuk e them unë por faktet. Dhe po shëndetësia ka nevojë për përmirësim akoma më shumë.

Florian Haçkaj: E ti ke guxim t’i thuash popullit “F*ck you”! Populli ta ka thënë shumë herë, mos e kruaj me popullin. Mos i jep gojës, ik një orë e më parë. Boll u talle më njerëzit. Boll i linçove njerëzit një e nga një.

Rama: Jo popullit, se as ky djali e as ata që u djeg ajo fjala pasi më akuzojnë e më shajnë si të dalë duarsh e mendsh. As nuk jam populli, e as nuk flasin dot në emrin e vetë. Ka folur kur ishte dita, e do të flasë sërish kur të vijë dita. Ata njerëzit një e nga një askush nuk i ka linçuar, thjesht janë ekspozuar për t’u ç’maskuar me fakte si individë të rrezikshëm apo manipulatorë të paskrupullt. Jo me shpifje. jo me sharje, si këto që janë bërë norma e që ofendojnë babanë e ndjerë.

Florian Haçkaj: E turpshme që kryeministri të nxjerrë foto e video të njerëzve që kanë një mijë e një halle.

Rama: Asnjë lloj fotoje të njerëzve privatë, por materiale publike të individëve disa fytyrësh lloj lloj që manipulojnë publikun duke gënjyer dhe i besojnë vetë gënjeshtrave të tyre se ashtu ua do puna.

Të Ngjashme