Kuriozitete

Si mund ta dalloni menjëherë një shofer të keq në rrugë dhe çfarë makine drejton ai zakonisht?

Disa marka makinash kanë pasur prej vitesh reputacionin e shoferëve “të rrezikshëm”, dhe një studim i ri duket se i jep të drejtë këtij perceptimi.

Hulumtimi i kryer nga DiscoverCars.com mbi rreth 1,500 makina në gjashtë kryqëzime të ndryshme, ka zbuluar se shoferët e disa markave specifike harrojnë më shpesh se të tjerët përdorimin e sinjalit të kthesës.

Në krye të listës së turpshme renditet BMW, me 19.3% të shoferëve të saj që nuk ndezën sinjalet. Pas tyre, në vendin e dytë gjendet Mercedes-Benz me 14.7%, ndërsa podiumi mbyllet nga Renault me 14.5%.

Audi u rendit i katërti me 12.7%, i ndjekur nga Vauxhall, po ashtu me 12.7%. Në dhjetëshen problematike përfshihen edhe Volkswagen, Volvo, Toyota, Honda dhe më në fund Peugeot, me vetëm 6.7% shoferësh që nuk përdorën sinjalet.

Studimi sugjeron se zakonet e këqija në timon – nga parakalimi i rrezikshëm deri te “harrimi” i sinjalizimit – nuk janë thjesht stereotipe, por një realitet i përditshëm në trafik.

Të Ngjashme