LifeStyle

Si ndikon dielli në shëndetin e syve? Kujdes nga rrezet UV!

2

Ekspozimi i syve ndaj diellit mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin e tyre. Mjekët syri këshillojnë që të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, sidomos gjatë verës kur rrezet UV janë më të forta.

Rrezet ultravjollcë mund të dëmtojnë kornesën, retinën dhe thjerrëzën e syrit. Dëmtimet afatshkurtra mund të shkaktojnë djegie të syrit, ndërsa ato afatgjata mund të çojnë në sëmundje si katarakti ose degjenerimi makular, që mund të ndikojnë në shikim.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë përdorimin e syzeve të diellit me mbrojtje UV dhe shmangien e qëndrimit të gjatë në diell pa mbrojtje adekuate.

Kujdesuni për sytë tuaj, sepse dëmtimet nga dielli janë të padukshme, por me pasoja të rënda!

ks

Të Ngjashme