E dini se si ndikojnë dritat blu të ekranit në lekurë dhe në mënyrën sesi e bëni gjumin gjatë natës?
Koha që kaloni me pajisjet elektronike ka një ndikim në lëkurë që krahasohet me atë të dëmtimit nga dielli, ose edhe më keq, pa dashur t’ju frikësojmë.
Shkaktari i dëmit është niveli i lartë i energjisë së dukshme të dritës që është i njohur si ndriçimi blu dhe emetohet nga televizori juaj, kompjuteri, laptopi-i dhe smartphone.
Edhe pse kërkimet dhe studimet për efektet e këtij ndriçimi janë ende në zhvillim, ajo çfarë shkencëtarët dinë është që ai “futet” në lëkurën tonë më shume se rrezet UV dhe efektet që ka në ADN tonë bëjnë të besojnë se ajo shkakton plakjen e lëkurës njësoj si dëmi që shkaktohet nga dielli.