ShowBizzz

“Si nuk përtojnë, drama kot”/ Tayna thumbon Melindën dhe Dafinën?

“Sherrit” online mes Melindës dhe Dafinës sapo iu bashkua dhe Tayna.

Shumë drama të panevojshme, si nuk po përtojnë”,ka shkruar Tayna në një postim në rrjetet sociale, ndërsa fansat e showbizz-it e kanë lidhur direkt me kunjat e Melindës ndaj Dafinës.

Ju kujtojmë se pak ditë më parë, Melinda iu drejtua Dafinës me fjalët “ti veç feministe nuk je”, kur kjo e fundit bëri një post falenderues për fanset e saj, të cilat ajo thotë se janë më të shumta në numër se djemtë në koncertet e saj.

Mesa duket Tayna ndihet ‘e lodhur’ nga këto deklarata të cilat ajo i quan drama të panevojshme.



lokimagazine