LifeStyle

Si paraqitet gjendja e Mbretëreshës Camilla? Pallati bën njoftimin e rëndësishëm

Sipas njoftimit të Buckingham Palace, Mbretëresha Camilla do të humbasë ngjarjet e Përkujtimit të kësaj fundjave për shkak të infeksionit në gjok, kjo për shkak se sipas mjekëve asaj i duhet të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që të marrë veten dhe të jetë në formën e saj më të mirë për të gjitha ngjarjet publike që e presin në vijim.

Kate Middleton, do të marrë pjesë në ngjarje ndërsa gradualisht i kthehet jetës publike pas trajtimit të kancerit.

Mbreti Charles, i cili gjithashtu merr trajtim për kancerin, do të vendosë një kurorë në Cenotaph. Princi William kohët e fundit e përshkroi vitin si më të vështirin për familjen, pasi gruaja dhe babai i tij u diagnostikuan me kancer, duke shtuar se ai është krenar për forcën e tyre.