ShowBizzz

Si përfundim, a është Olta Gixhari pjesë e “Kepit të VIP-ave”?

Prej disa ditësh në rrjet po përflitet se aktorja e njohur, Olta Gixhari do të jetë pjesë e programit veror, tashmë me shumë ndryshime, “Kepi i VIP-ave”.

Aludimet lindën pasi Olta u pa shpesh duke publikuar foto në rrjet pikërisht në Turqi, në vendin ku po xhirohet programi.

Për të dhënë një përgjigje të prerë nëse aktorja do jetë apo jo pjesë e programit, ka folur sot Olsa Muhameti në “Se luan topi”.

“Jo, Olta nuk do të jetë pjesë e “Kepit të Vipave”, ne në fakt nuk ia kemi bërë një ftesë të tillë. Ama pas ngacmimeve që bëri Olta me Instagramin e saj, se duket se provokoi, për të thënë se është apo jo pjesë e “Kepit”. Stafi e telefonoi për ta pyetur nëse do ishte e mundur për një kafe me një nga personazhet dhe tha që “Jam me pushime”, tha Olsa.