ShowBizzz

Si po e përjeton ndarjen nga Egli? Lorenci tregon gjendjen e Olsit: “Ka filluar të pijë alkool”

Tashmë prej javësh është kuptuar se Olsi Bylyku dhe Egli Tako i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Teksa Egli po qëndron aktive dhe po vazhdon jetën e saj për t’u shpërqëndruar nga situata, duket se Olsi nuk po e përjeton edhe aq mirë.

Pak ditë më parë ai publikoi këngën “A pyte” në bashkëpunim me Elgit Dodën, teksti i së cilës u duk një dedikim për Eglin, ndërsa tani miku i tij Lorenc Hasrama ka folur për gjendjen aktuale të aktorit.

Unë me Eglin kemi qenë shok që në gjimnaz. I kam prezantuar unë. Me Olsin njihemi që në fëmijëri. Raportet me ta janë shumë ok. Njerëzit e dinë vetë se çfarë i bënë të lumtur dhe unë u uroj vetëm të mira.Unë edhe Olsi kemi super miqësi, jo më larg se mbrëmë kemi ndenjur në studio deri vonë. Olsi ka filluar të pijë pak alkool, unë e mësova në fillim por tani ai po ma jep mua.”- tregoi Lorenci.