Lajme

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat?

Autor: Driton Sadiku

Kulmi i kësaj shtëpie u bë strehë për mbijetesë.

Milazim Duraku mori 7 nipat e tij dhe u fshehën këtu me 25 mars të vitit 1999.

E gjithë ngjarja ndodhi kur forcat serbe, hynë në Krushë të Madhe.

27 vjet pas kësaj ngjarje, vet Milazim Duraku për Tëvë1, tregoi se si i kaluan 4 ditë pa bukë e ujë.

Krejt kjo, për t’i shpëtuar vdekjes.

“Menjëherë mbrapa shtëpisë, 7 nipa dhe unë vetë i teti, jemi fsheh në njëfarë muri 1.5 metra ka qenë iu thashë, uluni krejt. E para pushkë ka qenë prej bregut, i vranë 5-6. Nipat e mi u ftohën aty de nisën mos me marr frymë, dhe kqyrshin me një vend, thash kuku për mu që donë me vdes për ngjall, dhe kom shku kom marrë ujë, për 4 ditë as ushqim as asgjë”, tregon Duraku.

Nga kulmi i shtëpisë, Duraku me të miturit, doli pasi forcat serbe u larguan nga fshati.

Pas kësaj, u bashkuan me pjesën tjetër të familjes, ku mori lajmin se forcat serbe ia vranë dy vëllezërit.

E fatin e njëjtë, e kishte edhe Bedri Fejzullahu.

Të vetmen gjë nga ai që e ka kujtim familja, është kjo xhaketë që tani ruhet në muzeun e Krushës.

“Paramilitarët serb i kanë ndalë dhe i kanë nda grupe grupe, dy grupe për me i pushkatu dhe një e kanë dërgu në xhami. Prej grupeve kanë shpëtu 4 persona, kanë qenë të plagosur. Vëllain tim atë ditë nuk e kanë mbyt, e kanë qu në xhami, e mandej e kanë mbyt”, thotë Sami Sejfullahu i mbijetuar i masakrës.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur vetëm një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s.

Na 241 viktimat e masakrës së Krushës së madhe, 155 ishin civil, 22 dëshmorë, 64 të zhdukur ndërkaq nga ta mbi 100 ishin djegur, 7 ishin fëmijë dhe 5 gra, njëra shtatzënë.

Pavarësisht kësaj, deri më tani nuk ka persona të dënuar për këtë masakër.

“Nuk është bërë mjaftueshëm për faktin se jo vetëm kapitulli i të zhdukurve por edhe si kapitull i luftës nuk është mbyllë, dëshmitarët po vdesin, kjo po prolongohet”, thotw Selami Hoti, kryetar i fshatit.

Ndryshe, dëshmitë nga ajo që ngjau në pranverën e marsit 1999 në këtë fshat të Rahovecit, tani ruhen në muzeun e Krushës.

Të Ngjashme