ShowBizzz

Si rrallëherë, Tayna ndan një moment të veçantë me nënën e saj

Reperja e njohur Tayna ka surprizuar ndjekësit duke publikuar një video të veçantë në rrjetet sociale, ku shfaqet duke vallëzuar me nënën e saj.

Në sfond dëgjohet hiti i saj më i fundit, “Thana”, që tashmë po shënon sukses të madh në tregun muzikor. Kjo paraqitje e rrallë me nënën e saj ka prekur ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar afërsinë dhe dashurinë mes tyre, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe Tayna njihet për jetën e saj private të rezervuar, ndaj ky moment i ndarë me publikun është pritur me shumë entuziazëm.

Shikojeni videon e plotë:

@doruntinaTwo generations of Thana 🥰

♬ original sound – Tayna



ks