LifeStyle

Si ta bëni shtëpinë tuaj të vogël të duket gjigante me vetëm 3 elemente

Një apartament i vogël nuk ka pse të duket domosdoshmërisht i tillë nëse e arredoni siç duhet.

Interieri është pika strategjike tek e cila duhet të fokusoheni nëse jetoni në një shtëpi të vogël dhe keni nevojë për pak më shumë hapësirë. Ju duhen fare pak gjëra për ta bërë shtëpinë të duket super e rehatshme, por mbi të gjitha e veçantë.

1. Kushtojini vëmendje pasqyrës.

Mjafton të blini një pasqyrë të madhe dhe minimaliste për të ndjerë që në ambientin tuaj ka hapësirë të bollshme.

Përpos funksionit kryesor, pasqyra do t’i japi një tjetër lloj “drite” apartamentit tuaj.

2. Sende që ju kursejnë hapësirë

Një tavolinë e vogël druri që nuk zë vend, por duket një mrekulli dhe mban mjaftueshëm objekte? Sigurisht që po

Pas saj është koha për një sirtar druri me disa raftë që s’do t’ju zërë asgjë më tepër sesa një cep muri. Aty mund të vendosni gjërat që përdorni më shumë, pa i shpërndarë sa andej-këndej.

3. Mos harroni artin minimalist

Vetëm se jetoni në një apartament të vogël s’do të thotë që s’ka vend për piktura. Zgjidhni korniza dhe piktura në tone të hapura, që të krijojnë idenë e një hapësirë më të madhe dhe mbi të gjitha, t’ju falin qetësi sa herë t’i shihni.

Sigurisht që një shtëpi ka nevojë për shumë gjëra, por 3 elementët kyç që zënë pak vend dhe janë MUST për identitetin e ambientit tuaj të vogël janë gjithçka listuam më sipër.

 



ks