
Sa herë jeni gjendur në situatë që të dëshironi ta hiqni llakun nga thonjtë, mirëpo nuk keni aceton?
Situata e tillë gjithsesi është në listën e një prej më të këqijave, aq më parë nëse keni për të shkuar në takim, bisedë për punë…
Mirëpo, në botën “Bëje vetë” ekzistojnë mrekulli dhe mënyra se si ta hiqni llakun e thonjve, madje edhe kur nuk keni asnjë pikë acetoni, transmeton Telegrafi.
1. Llaku ngjyrë të errët për thonj
Qitni një shtresë të llakut ngjyrë të errët për thonj sipër llakut ekzistues dhe menjëherë hiqeni me fashë. Përsëriteni procedurën derisa të hiqni mbetjet e llakut.
2. Pasta e dhëmbëve
Qitni pastë të bardhë të dhëmbëve në secilin thua dhe fërkojeni me brushë. Pasta do të ngrejë gradualisht shtresat e ngjyrës nga thonjtë.