Kuriozitete

Si ta njihni mashkullin aventurier

Meshkujve aventurierë, kazanovave modernë, qëllimi i vetëm u është që vajzën tërheqëse sa më parë ta sjellin në shtrat.

Pas vetes lënë zemra të thyera, dhe profili i tyre është ky: janë manipulues të shkathtë, viktimat i mashtrojnë me fjalë të rreme, janë të kujdesshëm, të interesuar, shumë të dëshirueshëm, së tepërmi të buzëqeshur, si dhe mund të qajnë kur është nevoja.

Këta zemërthyes, zakonisht, janë meshkuj të pasigurt, fëmijëria e të cilëve ka kaluar në raporte jo të mira me babanë.

Femra duhet të dëgjojë veten dhe zërin e saj të brendshëm.

Nëse dëshiron lidhje serioze nuk duhet ta përqendrojë vëmendjen në gënjeshtar.

– Vetëm një qëllim: Aventurierët saktësisht e dinë se çka duhet të bëjnë që femra të ndihet e veçantë. Ky mashkull, për shembull, do të “bashkëndjejë” problemet e saj private apo në punë, dhe ata shpesh “hapen” që t’i tregojnë ndjenjat e tyre të fshehta. Kur vëmendja e saj “lëshohet”, kur fillon të ndjehet e sigurt dhe këndshëm, Kazanova hidhet në sulm.

– Respekt i ultë: Aventurierët menjëherë largohen posa ta marrin atë që dëshirojnë. Shumica e psikologëve mendojnë se këta meshkuj kanë shumë pak respekt për veten dhe të tjerët. Pasi që kjo ndjenjë i “mban” pak kohë, prandaj edhe kalojnë çaste intime me shumë femra, në mënyrë që ndjenja e mirë të zgjasë më shumë.

Psikologët pohojnë se Kazanovat në fëmijëri kanë probleme me baballarët, apo nuk kanë pasur hiç marrëdhënie, apo këto kanë qenë të këqija.

“Bëhet fjalë për çrregullim psikik. Ata duhet të manipulojnë dhe të tradhtojnë, pasi që kjo është mënyra e vetme në të cilën mund ta arrijnë atë që dëshirojnë femrat. Edhe pse ndonjëherë ndjehen fajtor, injorojnë këtë ndjenjë. Ata janë aq të shthurur dhe nuk u vjen rëndë as joshja e bashkëshorteve të miqve, dhe janë shumë sekret kur flasin për jetën e tyre private”, tha Robert Hare, autori i librit “Pa ndërgjegje”.

– Si të rezistoni?: Kur të mendoni se keni njoftuar Kazanovan, aventurierin apo si të doni quajeni, dhe nuk doni të jeni edhe një trofe i tyre, mos lejoni që t’ju manipulojë. Mbani qëndrimet tuaja, mos e dëgjoni, përsërisni vetes se çka vërtet dëshironi. Femra duhet vetë të vendosë se çka dëshiron dhe duhet të jetë e vendosur dhe e fuqishme në vendimet e saj.