Përdorimi i piastrës për flokët nuk është thjesht çështje stilimi, por edhe kujdesi. Sipas këshillave të ekspertëve, flokët duhet të jenë plotësisht të thatë, të krehur mirë dhe gjithmonë të mbrojtur me produkt termombrojtës përpara se të përdoret piastra. Temperatura duhet zgjedhur sipas tipit të flokut: më e ulët për flokë të hollë apo të dëmtuar, dhe pa kaluar nivele shumë të larta. Rekomandohet të punohet me tufa të vogla dhe me një kalim të vetëm, të ngadaltë, për të shmangur dëmtimin nga nxehtësia e tepërt.
Pas drejtimit, përdorimi i produkteve si serume apo spray mbrojtës ndihmon që flokët të qëndrojnë të butë dhe me shkëlqim për më gjatë. Një tjetër truk është të lejosh flokët të ftohen natyrshëm para se t’i prekësh ose t’i stilosh më tej, në mënyrë që forma të fiksohet më mirë. Me teknikën e duhur dhe pak kujdes, piastra mund të japë rezultate profesionale edhe në shtëpi, pa kompromentuar shëndetin e flokëve.
