Shumë lehtë, vetëm përcill këto këshilla!
Bëhu e natyrshme
Natyrisht, të gjitha femrat duken bukur kur rregullohen, mirëpo duku seksi ashtu siç di vetëm ti: përdor deodorant të mirë, flokët le të jenë të pastra, bëj një grim të theksuar.
Befasoje me mirëkuptim
Mos mërmërit bash përherë kur vonohet, thuaji që e kupton kur është i lodhur për shkak të punës… Vepro në këtë mënyrë, edhe nëse nuk je mu ashtu siç tregohesh, ndërkaq ai do të të shpërblejë.
Shoqërohet me miq
Trego interesim për miqtë e tij. Lejoji vetes që të përfshihesh në bisedat dhe aktivitetet e tyre, mirëpo patjetër duhet të sillesh si damë e vërtetë, në mënyrë që të jesh e sigurt që të trajtojë si të tillë.
Flirto
Nuk është poenta që dikë ta bësh xheloz apo të krijosh probleme ndërmjet miqve. Të gjithë duhet ta dinë që ti i përket vetëm një mashkulli.
Mbaj mendimin tënd
Nëse ke qëndrimin tënd lidhur me ndonjë temë, mos u frikëso që të bësh debat. Nga ana tjetër, nuk është mirë të shtiresh si “e gjithëdijshme”. Gjithashtu duhet të jesh e gatshme që t’i dëgjosh edhe të tjerët.
Relaksohu
Nëse ai të çon në darkë, nuk ka arsye që të mos e prishësh dietën – shumica e meshkujve vlerësojnë femrën e cila kënaqet me ushqim. Njësoj vlen edhe për alkoolin – mund të jetë argëtuese kur pak ju bën “qejfli”, mirëpo pi pak, bash vetëm pak.
Bisedo lidhur me seksin
Mos të të vijë turp të tregosh që e do seksin, të dijë se ç’dëshiron. Mos harro t’i thuash që ke menduar për të derisa ishte duke bërë dush, mirëpo dërgoji një sms “perverse” kur më së paku e pret.
Merr kontrollin ndonjëherë
Vetëbesimi mund të jetë afrodiziak i vërtetë. Pra, kur femra e merr “timonin” në shtrat, mund të jetë realizim i fantazisë së mashkullit.