Kuriozitete

Si ta zmadhoni gjoksin me ndihmën e grimit!

Nëse dëshironi që në fotografi dekolteja juaj të duket më e bujshme, nuk është e domosdoshme të shkoni të bëni operacion plastik për rritje gjoksi.

Grimi nuk e ka vendin vetëm në fytyrë, konturimi është zhvendosur edhe diç më poshtë

Me disa veprime me brusha të grimit, selfiet tuaja do të jenë më shumë seksi se kurrë më parë.

E gjitha që ju duhet janë disa nuanca të ndryshme të pudrës pluhur pudrës së lëngshme, buzëkuq dhe hijezuesit, të cilët me siguri i keni në çantën tuaj të grimit.

Dhe, pastaj mund t’ia filloni me krijimin e konturave.

Fjala është për teknikën e cila ekziston tashmë një kohë të gjatë, mirëpo është bërë edhe më e popullarizuar falë të famshmëve, që e përdorin për ta theksuar gjoksin e tyre.

Ky ‘zmadhim’ natyral si në pamje edhe në prekje, në harmoni me trupin dhe dekoltenë, ju bën të ndiheni rrëzëlluese si fizikisht ashtu edhe emocionalisht.

Pjesët që dëshironi t’i fshihni apo t’u jepni një thellësi, hijesoni me tone të errëta, ndërkaq ato të cilat dëshironi t’i nxirrni në pah, theksoni me nuanca të shndritshme.