LifeStyle

Si të eliminoni xhelozinë në miqësi?

Ndoshta mund të ketë lindur mes jush dhe shokut tuaj në shkollë, në sport, në punë, ose për shkak të dashurisë së një djali apo vajze. Ndoshta mund të jeni xheloz për mikun tuaj kur shihni se ky i fundit fillon të kalojë kohë me miqtë e tjerë. Cilido qoftë shkaku, përpjekja për të zgjidhur situatën xheloze mund të jetë çelësi për të shpëtuar një miqësi.

Përballuni me problemin me mikun tuaj dhe jini të sinqertë për ndjenjat tuaja, duke e ftuar atë që t’ju ndihmojë të gjeni arsyet e xhelozisë tuaj dhe të rivendosni miqësinë.

Këtu janë 3 hapat për të shpëtuar miqësinë tuaj:

1.Jini të sinqertë për ndjenjat tuaja!

Për t’i rregulluar gjërat, duhet të rrezikosh t’i thuash mikut tënd se si ndihesh, duke qenë i drejtë dhe i sinqertë. Përdorni fraza me mendje të hapur dhe dialog për të diskutuar emocionet tuaja, të tilla si: “Ndihem i trishtuar që nuk jemi aq afër sa më parë” dhe “E di që nuk je i kënaqur kur sillem si kundërshtar dhe jo si mik”. Tregoni interes për të dëgjuar këndvështrimin e mikut tuaj, ai do të komunikojë vizionin e tij për këtë çështje dhe ndoshta do ta vlerësojë më shumë miqësinë tuaj.

2.Gjej shkaqet e xhelozisë!

Ndoshta jeni xheloz për mikun tuaj kur ndiheni të pasigurt dhe nuk e ndjeni më atë ekskluzivitet absolut që kishit ndjerë më parë. Nëse është kështu, është e mundur të qetësoni tjetrin duke u angazhuar në rizbulimin e vlerave të vërteta, të pastra dhe unike të miqësisë: besnikërinë, mbështetjen, ndarjen, besimin, simpatinë, mirësinë, empatinë, gëzimin, bujarinë, dëgjimin, etj. Nëse jeni bërë posesiv, edhe ju merrni pjesë në nismat shoqërore të organizuara nga grupi i zgjeruar, do të zbuloni se është e natyrshme dhe e këndshme të hapesh me njerëzit e tjerë.

3.Vendos kufijtë e duhur për miqësinë tuaj!

Xhelozia është, pjesërisht, një simptomë e moskuptimit se ka kufij të përcaktuar mirë. Ju kërkoni më shumë nga shoku juaj, doni diçka që nuk e keni, ose doni që ai të ketë diçka më pak. Mund ta zgjidhni këtë problem duke kaluar më pak kohë së bashku. Do t’ju duket paradoksale, por xhelozia juaj do të zvogëlohet nëse vendosni të çlironi të njohurit tuaj në mënyrë që tjetri gjithashtu të vlerësojë cilësinë e pranisë tuaj në një mënyrë të ekuilibruar dhe të sigurojë që marrëdhënia të jetë solide dhe mbi të gjitha të maturohet përsëri. Gjithnjë e më shpesh, ajo që bën ndryshimin në marrëdhëniet tona njerëzore nuk është sasia e kohës që i kushtojmë, por cilësia që i kushtojmë marrëdhënieve tona!