Kuriozitete

Si të heqësh kapilarët e shfaqur në fytyrë?

Nëse ke vënë re disa shenja në fytyrë që nuk duken si akne, por si njolla të kuqe me shumë gjasa ke kapilarë të këputur që po të shfaqen.

Për ata që nuk e dinë, kapilarët janë enë gjaku që duken në sipërfaqe të lëkurës dhe kanë ngjyrë të kuqe. Nuk janë të dëmshëm, por për disa mund të jenë të bezdisshme për t’u parë.

Ato mund të duken si vena të ngjashme me rrjetën e merimangës, si njolla të kuqe ose si një venë e vetme e madhe. Zakonisht, shfaqen në zonën e mjekrës, në mollëza ose hundë, por nuk përjashtohen as zonat e tjera të fytyrës.

Jennifer Herrmann, dermatologe klinike dhe kirurgjikale ka folur për POPSUGAR, duke zbuluar se këto kapilarë zakonisht çahen prej nxehtësisë, hormoneve të shtatzënisë, dëmtimit nga dielli, pirjes së alkoolit, një tështimë agresive ose prej të vjellave të shpeshta, por mund të jenë edhe genetike.

Për t’i parandaluar, sipas Jennifer, duhet të rrallosh ekspozimin në diell, pirjen e alkoolit dhe të tregosh kujdes me ushqimin dhe mjekime të ndryshme që mund të jesh duke ndjekur, të cilat mund ta kenë shfaqjen e kapilarëve efekt anësor.

Mënyrat sesi mund t’i trajtosh sipas dermatologes janë disa. Duke nisur nga lazeri që është specifik për këtë problematikë, e deri te trajtimi me produkte, por ky i fundit është shumë më i ngadaltë në kohë.