LifeStyle

Si të hiqni më shpejt qimet e kafshëve nga rrobat – pa rul dhe pa mundim

Nëse ju bezdisin qimet që ngjiten në rrobat e errëta, ekziston një truk i thjeshtë që do t’ju ndihmojë të harroni këtë problem të vogël, por të bezdisshëm

Kushdo që ka një kafshë shtëpiake që lëshon qime, e di sa e vështirë është të veshësh rroba të errëta pa u mbuluar me to. Shpesh, fijet janë aq të holla sa futen thellë në materialin e xhemperit, bluzës apo pantallonave të preferuara.

Në vend që para çdo larjeje të humbni kohë me rul ngjitës për heqjen e pluhurit dhe qimeve, mund të provoni një metodë shumë më të thjeshtë që nuk kërkon asnjë përpjekje shtesë.

Ja si funksionon:

Para se të ndizni rrobalarësen dhe të mbushni tamburin me rroba, shtoni një pecetë të lagur brenda. Për çdo 7-8 kilogramë rroba, mos vendosni më shumë se tre peceta njëherësh.

Nëse nuk doni që rrobat të marrin aromën e pecetës, zgjidhni ato antibakteriale ose pa aromë.

Falë strukturës së tyre, pecetat e lagura veprojnë si magnet për papastërtitë dhe janë jashtëzakonisht efektive për mbledhjen e qimeve.

Këshilla shtesë:

Para larjes, shkundni dhe çlironi rrobat, mos i fusni të mbledhura.

Gjatë rrotullimit të tamburit, pecetat do të përzihen me rrobat dhe do të mbledhin qimet.

Zgjidhni peceta të trasha dhe rezistente, që nuk shpërbëhen gjatë larjes.

Rezultati? Rroba të pastra, pa qime, dhe një tambur rrobalarëse më i pastër se zakonisht. 

Të Ngjashme