Ju duhet një thikë e vogël, një sfungjer dhe acetoni
Për të hequr ngjitësin nga rrobat, është e rëndësishme të mos nguteni dhe ta lini të thahet plotësisht. Nëse jeni shumë të paduruar, do të bëni vetëm një njollë më të madhe.
Ndërsa prisni, përgatitni gjithçka që ju nevojitet.
Ju duhen:
▪ thika
▪ sfungjeri
▪ acetoni
▪ tupferi
▪ detergjenti
Hiqni ngjitësin e mbetur mekanikisht
Gërryeni copat e ngjitësit me kujdes, mundësisht duke përdorur anën e topitur të thikës, në mënyrë që të mos dëmtoni fijet e pëlhurës, transmeton Telegrafi.
Hiqni mbetjet më të vogla
Njomeni pëlhurën në ujë të ftohtë dhe fërkoni mbetjet e ngjitësit me një sfungjer të lagur.
Hiqni kimikisht njollat e ngjitësit
Njomeni një tupfer pambuku në aceton dhe fërkojeni ngadalë njollën. Mundohuni të mos e shtrydhni acetonin mbi pëlhurë dhe të mos e derdhni atë.
Zhyteni njollën
Fërkoni detergjentin e rrobave në mbetjet e njollës. Lëreni të qëndrojë për disa orë. Lani pëlhurën si zakonisht. Kontrolloni nëse njolla është zhdukur plotësisht dhe vetëm nëse jeni i sigurt se është zhdukur, mund ta thani atë pjesë të veshjes në makinë tharëse.