LifeStyle

Si të jesh i kënaqur me trupin gjatë intimitetit?

Si të sapolindur, ne nuk pyesim se sa organet tona shikojnë dhe ndjehen, por kur rritemi dhe seksi hyn në vizatimin e fizikut tonë, pasiguria, fajësija dhe vetë-fajësimi nisin të zhdërvjellohen dhe interpretohen nën zë brenda trupit. Pasiguria në lidhje me trupin tonë fillon që herët, në fëmijëri, kur kapemi apo prekemi “atje poshtë”. Ajo merr rrënjë kur refuzime adoleshente shfaqen pas epshit që kapërthen. Mund të bëhet fiksim në moshën e rritur nga mesazhet që sugjerojnë se nëse jemi pak të rinj, të dobët dhe të parfumosur, nuk e meritojmë seksin.

Studimet sugjerojnë se në ditët e sotme femrat kënaqësinë erotike nuk e marrin vetëm nga pëlqyeshmëria e ndjenjave por dhe nga ajo se si i sheh partneri i tyre gjatë seksit. Por studimi gjithashtu tregon se një nga kurat më të fuqishme për imazhin e trupit negativ është seksi vetë.

Gratë që ndihen të plotësuara e në normë erotike, e shohin veten  fizikisht bukur ose jo edhe nëse nuk janë në lartësinë e duhur apo atë “ideale”. Pasioni, përvoja pozitive e kthen urrejtjen e trupit në dashuri për trupin.

“Kurrë nuk më kanë pëlqyer këmbët e mia”, thotë Zhulieta, 23-vjecce. “Gjithmonë vesh pantallona për t’i fshehur ato. Kur bëja dashuri, ndjeva sikur kisha ftohtë e kështu munda t’i tërheqë lart. Njëherë njërin e zuri gjumi duke puthur këmbët e mia me pasion, duke mi përshkruar si kolona mermeri. Që atëherë unë kam qenë shumë më pak e fiksuar pas tyre. Unë ende nuk i dua ato, por e di që dikush tjetër mundet”.

Kënaqësia fizike, e marrë apo e dhënë, jo vetëm na bën të ndihemi mirë, por ndikon edhe në faktin e të ndjerit “mirë” dhe me të tjerët. Gjithaq të vlefshëm dhe të merituar.

Dhe efekti nuk është vetëm emocional, është gjithashtu biologjik. Kontakti lëkurë më lëkurë, kombinuar me orgazmë, çliron oksitocinën, hormon që na lejon të ndihemi të cclodhur dhe të sigurt.

Seksi tërheqës mundet të sjellë dhe negativitet në gjendjen tonë të brendshme. Autokritika ndërpritet kur përqëndrohemi në kënaqësinë tona fizike apo gëzimet emocionale të përftuara nga partneri. “Të vetmen herë kur ndjehem me të vërtetë e sigurt në trupin tim është kur jam duke bërë dashuri”, rrefehet Ana, 27-vjecce. “As që e dua ta mendoj peshën që kam. Jam një copë nga balta modeluar nga përkëdheljet e partnerit tim. Dhe çfarëdo defektesh fizike të ketë partneri im, unë e dua atë sepse ai më jep kënaqësi, dhe unë ia jap atij”.

Efekti bëhet edhe më i fortë në qoftë se merrni parasysh vlefshmërinë entuziaste të partnerit tuaj. Dhe, në ankthin tonë, ne priremi ta harrojmë këtë. Vlershmëria është më së shumti ajo që ne përpiqemi të marrim nga partnerët në qoftë se ne do t’ia lejojmë. Ndërsa eksperimentet shkencore provojnë se njerëzit marrin gjallëri nga gjërat e bukura dhe ideale, studime të tilla janë eksperimente të lira të kontekstit dhe emocionit.

Ajo që na ndodh gjatë seksit me dikë, është se përjetimi është plot dashuri, me ndjenja erotike dhe emocionale; prekje, nuhatje, shije, ndershëm për të lejuar çdolloj qasjeje në eksitimin e lidhjes. Një partner merr kënaqësi në krahët tona.

Çlirimi: ka disa lloje partneri, nga ata që të bëjnë dëm më shumë se sa ofrojnë. Seksi me dikë që me të vërtetë nuk ju ka për zemër, përfundon duke ju lënë dhe juve të zhgënjyer. Nëse partneri juaj mendon se çdo grua ka nevojë ndihet si Barbie, ai do të bëjë që ju ta mendoni dhe t’ju mbështesë.

Nëse mendoni se trupi juaj është i pamjaftueshëm, ju duhet t’i kujtoni vetes se çfarë mund t’ju japë kënaqësi. Filloni duke bërë dashuri për veten. Vendos larg pasqyrën, shtrihuni, mbyllni sytë, lejoni duart tuaja të bredhin. Nëse diçka ndjehet mirë, bëjeni atë përsëri – dhe lërini ndjenjat, pa u mbytur nga kritika për veten.

Për të bërë paqe me trupin tuaj, ju duhet të bëni dashuri me dikë që adhuron trupin tuaj. Sa më shumë ta adhuroni atë që dëshironi, aq më shumë trupi juaj ka për të ofruar. Ndodh që fiziologjikisht ccdo pjesë e trupit e ndjen atë që partneri e vlerëson tek ju me anë të fjalës ose me kontakt. Një organ që jep dhe merr kënaqësi erotike meriton admirim, mirënjohje dhe dashuri.