
Opinionistja e “Big Brother VIP Kosova”, Anita Haradinaj ka cuditur jo pak ndjekësit së fundmi.
Pak para nisjes së “Prime”, Anita ka habitur me deklaratën e saj, pak ditë pas ofendimit që i bëri Ganiut, banorit të programit.
Ajo jo vetëm që nuk është penduar për fjalët që tha, por shprehet e lumtur që “bëri punën” e saj dhe BBVK u përfol gjithandej.
“Pishman nuk jam bërë hiç. Madje më vjen shumë mirë që audiencën e kam çuar në maksimum, Big Brother Kosova 2 është komentuar deri në limitet ku nuk kalohet më dhe kjo është puna ime që ta bëj temë Big Brother-in.
Edhe të betohem në atë pyetjen kush është më i preferuari, do të dalë Ganiu pasi në këtë shtëpi kushdo që viktimizohet e sulmohet del më i preferuari”, përfundon opinionistja.
lokimagazine