LifeStyle

Si të mos shpenzosh shumë para për dhurata tani në dhjetor

Mirë se erdhe në dhjetor, në muajin më magjik dhe më të shtrenjtë të vitit (përpos verës, por ato janë për qejfin tënd). Dhjetori ka si kryefjalë “shpenzimin”, sidomos për të bërë dhurata për miqtë, familjarët, fëmijët, personin e zemrës…ti e ke parasysh, lista është shumë e gjatë. Gjithsesi, përmes këtij artikulli ne rrekemi të të tregojmë se si ta mbash pak dorën dhe të mos shpenzosh pafundësisht.
 
Së pari, duhet ta dish që shpenzimet jo gjithmonë janë të domosdoshme, ndonjëherë janë emocionale, që do të thotë se bazohen në ndjesitë e tua dhe jo në mendimet racionale. Sipas terapistes Austin Ëilliams: “Çdokush mund të përjetojë shpenzimin emocional, gjithsesi sërish mund të kesh kontroll mbi financat e tua”.
 
Tani, kalojmë te këshillat për të shpenzuar më pak:
 
Mos shiko notifications që kanë lidhje me blerjet
 
Nëse të vijnë në email, apo edhe në aplikacione, fiki notifications që të jesh më i/e qetë.
 
Vendos një buxhet dhe qëndroji
 
Vendos një buxhet realist dhe qëndroji me çdo kusht. Gjithashtu, shëno edhe arsyet pse duhet të bësh një dhuratë të shtrenjtë, vlerën dhe investimin që do të bësh.
 
Bëj një listë dhe kontrolloje dy herë
 
Kontrolloje listën dhe shih nëse mund të heqësh ndonjë dhuratë që ndoshta është më e shtrenjtë se buxheti që ke planifikuar.
 
Apliko rregullin e 48-orëshit
 
Shumica e shpenzimeve emocionale ndodh kur ndihemi të shqetësuar nga një ofertë promocionale, uljet dhe dëshira për të blerë diçka në sekondë. Për këtë, të hyn në punë rregulli i 48-orarëshit, i cili përkon me vendosjen e artikujve që do në shportë, por të mos i blesh ato. Në vend të kësaj, lëri në shportë dhe vazhdo ditën. Nëse pas 48 orësh ende i ke me qejf t’i blesh, bëje si blerje. Ky rregull të lejon të përmbash veten nga shpenzimet e tepërta.
 
Shmang blerjet kur ndihesh i/e trishtuar
 
Ashtu siç nuk duhet të bësh pazar ushqimesh kur je i/e uritur, të njëjtën gjë duhet të bësh edhe kur ndihesh i/e mërzitur. Blerjet në rastet kur nuk ndihesh mirë janë shumë impulsive dhe me shumë gjasa, do të pendohesh shpejt.