Shëndetësi

Si të ndihmoni trupin të parandalojë rënien e flokut

Rënia e flokëve mund të ndodhë si tek burrat, ashtu edhe tek gratë. Por nëse humbni sasi të konsiderueshme të tyre, atëherë duhet të shqetësoheni.

Sipas “The Sun”, ekzistojnë disa metoda që mund të përdorni për ta parandaluar që në fillim rënien e flokëve.

Pse bien flokët?

Nga ana mjekësore, nuk ka asnjë arsye pse gratë përjetojnë rënien e flokëve. Por ka një ndryshim midis humbjes së disa fijeve dhe humbjes së një sasie të konsiderueshme të tyre.

Kjo sëmundje autoimune ndodh kur sistemi imunitar ngatërron folikulat e flokëve me një virus dhe i sulmon ato. Sidoqoftë, humbja e papritur e flokëve mund të shkaktohet edhe “si rezultat i stresit ekstrem”.

Burrat kanë më shumë gjasa të përjetojnë rënien e flokëve në një oshë të hershme, duke nisur që nga 20 vjeç. Shkaqet mund të jenë ilaçe të caktuara, shumë vitaminë A, ose proteina të pamjaftueshme. Sëmundja ose stresi gjithashtu mund ta shkaktojnë atë.

Si mund ta ndaloni rënien e flokëve?

Së pari, kushtojini vëmendje rutinës suaj të përditshme të kujdesit të flokëve dhe ndërroni shampon. Zgjidhni një formulë pa sulfate.

Sepse shampoja e zakonshme mund të thajë fijet e flokut dhe të rrisë rrezikun e rënies së tyre. Gjendja përkeqësohet nëse e lani kokën çdo ditë. Shampot pa sulfat janë shumë më hidratuese për flokët delikate dhe nuk janë të shtrenjta.

Ju mund të përdorni edhe metoda natyrale, siç është masazhimi i skalpit të kokës me të verdhë veze, ose përdorimi i çajit jeshil për t’i shpëlarë flokët.

Nëse flokët tuaj duken të hollë, atëherë sigurohuni që të rritni sasinë e proteinave dhe perimeve që merrni, përfshirë edhe disa vakte të shëndetshme./Burimi:Panorama