LifeStyle

Si të pastroni siç duhet qerpikët artificialë

Në ditët e sotme, qerpikët artificialë janë shumë të njohur dhe fakti interesant është se ata janë krijuar një shekull më parë

Gruaja e parë që vuri qerpikë artificialë ishte aktorja Seena Owen. Në vitin 1916, për nevojat e filmit, ajo shtoi këtë detaj të mrekullueshëm në qerpikët e saj natyralë, të cilët i nxirrnin në pah sytë dhe u jepnin atyre një dukje të bukur.

Në vitet në vijim përdorimi i qerpikëve artificialë, cilësia dhe pamja e tyre u përmirësua, kështu që sot kemi qerpikë të punuar me materiale të ndryshme, gjatësi dhe dendësi të ndryshme.

Nëse i doni qerpikët e rremë dhe nuk dëshironi t’i hidhni pas përdorimit të parë, ky truk bukurie mund t’ju ndihmojë të zgjasni jetën e tyre.

Gjithçka që ju nevojitet është një krehër qerpikësh, dy tupfere, shkopinj veshësh dhe pastrues grimi.

Lagni tupferet me një pastrues grimi. Vendosni një tupfer në tavolinë, më pas vendosni qerpikët mbi të cilët vendoset tupferi tjetër. Shtypeni lehtësisht.

Hiqni tupferin e sipërm me lëvizje të kujdesshme dhe me ndihmën e shkopthit për vesh hiqni tepricën e maskarës. Më pas, hiqni pjesën tjetër të ngjitësit me piskatore. Kur ta keni bërë këtë, krihni lehtë qerpikët artificialë dhe vendosini në kuti.