Përbërësi ushqimor që zhduk sipërfaqet e ndryshkut në shtëpi, si me magji
Lagështia e tepërt është një nga armiqtë kryesor jo vetëm të shëndetit të njeriut, por edhe të orendive shtëpiake.
Ajo krijon amortizim të parakohshëm të mobilieve që janë të përbëra me dru dhe gjithashtu krijon sipërfaqe ndryshku në pjesët metalike të orendive.
Ndryshku zakonisht mund të gjendet në brendësi të bufesë së gatimit, tek vidat e mbërthyera për organizimin e saj, mund të gjenden në kapëset metalike të dollapëve, në tualet etj.
Sot do ju tregojmë që me një produkt të cilin të gjithë e kemi çdo moment në shtëpi, mund t’i pastroni shpejtë, lehtë dhe do i ktheni ato në gjendjen fillestare.
E kemi fjalën për fryrësin e ëmbëlsirave.
Fryrësin e hedhim në një sfungjer të lagur. Më pas fillojmë t’i pastrojmë njëra pas tjetrës të gjitha sipërfaqet me ndryshk dhe çdo gjë do shkëlqejë dhe do duket sikur sapo e keni blerë.