LifeStyle

Si të thuash: “Nuk të dua më…”

Ja disa mënyra për të dalë nga një lidhje e paralizuar

Kur s’ka dashuri më, të irriton prekja e partnerit. Tashme diçka është thyer, gjithçka ka ndryshuar dhe nuk mban mend asgjë që ka qenë më parë një urë lidhëse me partnerin. Papritmas konstatoni se keni krijuar lidhje dashurie me një njeri që është i huaj për ju! Në anën tjetër, në atë zbrazëti shpirtërore ju shfaqet personi nga e kaluara juaj, apo ndoshta dhe dikush tjetër që momentalisht ju tërheq vëmendjen.

Nëse tashmë keni arritur të shikoni këto shenja tek vetja apo tek partneri, duhet të filloni të mendoni se është koha që të zgjidhni rrugën më të mirë të mundshme për lidhjen tuaj dhe t’i vendosni pikë të gjitha marrëzive.

Si ta organizoni ndarjen nga partneri

1. Zhdukja e qetë

Mënyra më e zakonshme e ndërprerjes së lidhjes është ajo e ngadalshme, e qetë, duke u larguar gradualisht dhe duke shpresuar se partneri do t’ju harrojë apo do të gjejë dikë tjetër. Si arsyetim gjeni se jeni shumë të zënë me punë, s`mundeni të dilni etj. Nuk bëheni e gjallë në telefon, ndërroni numrin etj. Duhet të keni parasysh se kjo metodë funksionon vetëm te lidhjet e shkurtra, që kanë zgjatur vetëm 2-3 muaj.

2. Ndarja sy me sy

Shumë psikologë kanë rënë dakord se mënyra më e mirë e ndarjes është kur të ulet çifti sy me sy dhe qetë, por me vendosmëri t’i sqarohet partnerit se nuk keni asgjë personale kudër tij/saj, mirëpo problemi është se lidhja juaj nuk funksionon. Lamtumirë dhe mos lini ura prapa vetes.

3. Gënjeshtrat

Është zgjidhje e vështirë, por ndonjëherë gënjeshtra është më e mirë se realiteti i hidhur. P.sh., është më mirë të shpikni diçka dhe të thoni se “kam gjetur dikë tjetër dhe dua të jem me të”, sesa të thoni një të gënjeshtër. Nëse vendosni të zgjidhni gënjeshtrën që është e lehtë dhe për të cilën edhe partneri do të kuptojë se nuk është arsye e vërtetë, duhet të jeni të vendosur. P.sh: “Nuk jam i gatshëm të angazhohem në diçka serioze”. Apo: “Dua t’i kushtoj vëmendje karrierës”. Partneri juaj do ta ketë shumë të vështirë të mos i pranojë këto arsyetime.

4. Ndarja rreth e rrotull

Shpesh ndodh te shumë çifte që ndarja të zgjasë më gjatë se vetë lidhja në dashuri. Edhe pse njëri nga partneret nuk e do më tjetrin, gjen arsye të stilit: “Nuk dua ta lëndoj”. Thjesht i frikësohet ndjenjës së fajit dhe me këtë mendon se bën punë të madhe duke vazhduar qe ta mbajë lidhjen të paralizuar. Në të shumtën e rasteve kjo është ndarja më e dobët e mundshme dhe një gjë të tillë vërtet nuk e meriton njeriu me të cilin ke ndarë, madje së paku edhe një muaj të vetëm të jetës tënde. Shumë më tepër ka për t’u çmuar vendosmëria juaj atëherë kur të kthjellohet dhe të kuptojë se vërtet ka mbetur shumë pak në atë lidhje!

5. Ndarja agresive!

Këtë mënyrë të ndarjes zakonisht e zgjedhin personat jo të sinqertë dhe me natyrë frikacaku. Ja si ndodh një ndarje e tillë tipike: Vazhdimisht kritikon partnerin, ia hedh fajin, i cakton kërkesa të pamundshme, është vetjak dhe posesiv, mashtron prapa shpine dhe vazhdimisht e ndërron sjelljen e vet!

6. Ndarja në vende publike!

Asnjëherë nuk guxoni që ndarjen ta ndërmerrni para njerëzve të tjerë të pranishëm. Kjo mund të shkaktojë shumë plagë te partneri juaj, mund të ndikojë që ta humbë vetëbesimin dhe të vdesë emocionalisht! Le të jetë vendi i qetë, ju të dy vetëm dhe mundësisht në një vend jopublik. Atëherë partneri nuk do të jetë në gjendje edhe të bisedojë lirshëm me ju, edhe të përkujdeset për emocionet e veta në atë çast. Edhe pse shumë lidhje fillojnë në vende publike si punë, kafeteri, stadium, kinema, këto nuk janë vende të mira për ndarje.

7. Mundohuni të merrni përsipër fajet tuaja

Edhe pse nuk gjeni më asgjë që do t’ju mbante në lidhje me partnerin, mundohuni që së paku pjesën tuaj të fajit ta merrni përsipër. Është shumë lehtë të lëndohet dikush që vërtet ju do apo ju ka dashur. Pa e marrë parasysh arsyen pse dëshironi të ndaheni, duhet të keni respekt si ndaj një krijese njerëzore të përbërë nga emocionet, dëshirat, ëndrrat etj.