Ju duhet të keni mjaftueshëm besim te partneri juaj për ta ditur se ai nuk do t’ju tradhtoj kurrë.
Sigurisht, ndonjëherë femrat përpiqen t’i tejkalojnë kufijtë e tyre dhe përsa kohë që kjo ju bën të ndiheni keq, ja disa mënyra për të mbrojtur territorin tuaj nga femrat e tjera që mund t’i afrohen atij
Mbroni territorin tuaj me këto mënyra:
1- Ndryshoni statusin e lidhjes suaj në Facebook
Shumica e njerëzve kërkojnë në Facebook për djalin që i pëlqen, kështu që nëse ndonjë vajzë kërkon të hidhet në sulm për mashkullin tuaj, sigurohuni që ai të jetë renditur si i dashuri juaj në rrjetet sociale në mënyrë që ato të qëndrojnë larg tij.
2- Postoni foto çift në rrjetet sociale
Bëjeni të qartë që ju dhe i dashuri juaj jeni bashkë duke postuar foto të adhurueshme të të dyve bashkë. Mos e teproni, thjesht postoni një foto në kaq kohë.
3- Në party qëndroni krah tij
Nëse aty rrotull ka femra që po përpiqeni t’i afrohen të dashurit tuaj, qëndroni krah tij mjaftueshëm sa t’i lini atyre të kuptojnë se ai është ‘i zënë’.
4- Putheni atë në publik
Nëse shihni një femër që ia ka ngulur sytë partnerit tuaj, ajo çfarë duhet të bëni është t’i afrohen për t’i dhënë një puthje të shpejtë. Kjo do e bëjë të qartë se ai është me ty.