LifeStyle

Si t’i zgjidhni problemet me arsimtarët?

A është gabimi tek fëmija apo arsimtari? Kjo është një pyetje në të cilën shumë prindër e dëshirojnë përgjigjen.

Një gjë është e sigurt, mos e gjykoni as njërin dhe as tjetrin para se të siguroheni se çfarë është e vërteta.

Shumë fëmijë kur shkojnë në shkollë dinë të thonë se si arsimtari apo arsimtarja nuk i do dhe se ndaj tyre sillen ndryshe nga fëmijët e tjerë.

Para se ta fajësoni fëmijën se si kjo është për shkak se nuk dëshiron të mësojë dhe nuk i respekton autoritetet, përpiquni t’i ndërmerrni disa hapa konkretë. Është shumë vështirë ta bëni gjënë e duhur, kur fëmija kthehet në shtëpi nga shkolla dukshëm i shqetësuar.

Ju mund të bisedoni me fëmijën tuaj që t’ia dalë më lehtë, apo mund të shkoni të bisedoni me arsimtarin dhe të luftoni për fëmijën tuaj. Lënia që kjo të kalojë vetë nuk është një opsion i qëlluar, shkruan EO.

Nëse fëmija ju thotë se mësuesja është e keqe ndaj tij, përpiquni ta kuptoni se çfarë do të thotë kjo konkretisht, inkurajojeni fëmijën t’jua tregojë detajet.

Pyesni se çfarë ka thënë/bërë saktësisht dhe si ka reaguar mësuesja. Në mendjet e fëmijëve, “e keqe” mund të jetë në qoftë se mësuesi i detyron t’i bëjnë detyrat e shtëpisë ose kur kërkojnë ndonjë sjellje të veçantë në klasë. Qëllimi i kësaj nuk është aq sa për ta kuptuar të vërtetën, por më shumë që prindërit ta kuptojnë se si i përjetojnë fëmijët e tyre gjërat.

Një tjetër mënyrë që ta kuptoni situatën reale është t’i thoni fëmijës që do t’i shkruani të gjitha që i ka thënë arsimtari, që të mund të shkoni dhe të bisedoni me të. Jepni fëmijës suaj mundësinë për ta treguar anën e vet të tregimit. Bëjani të qartë që ju së bashku me arsimtarët dhe personelin shkollor dëshironi që arsimimi t’u kalojë sa më mirë atyre.

Në këtë mënyrë, ju do t’ia bëni me dije fëmijës tuaj që interesoheni për problemet e tyre në shkollë, por edhe se nuk do të shkoni vetëm ashtu që ta zgjidhni problemin para se t’i kuptoni të gjitha detajet.

Tregojini fëmijës tuaj se do të flisni me arsimtarin për të parë se përse fëmija ndjehet keq. Nëse fëmija është më i rritur, përpiquni ta ndihmoni që ai vetë ta zgjidh problemin, propozoni që t’i afrohet arsimtarit pas orës dhe t’i thotë se si ndihet si dhe ta kërkojë një trajtim tjetër. Në shumicën e rasteve, arsimtarët as që janë të vetëdijshëm se si ndihet fëmija.

Nëse vendosni që e vetmja zgjidhje e duhur është të flisni me arsimtarin, mbani qëndrimin që ju dëshironi ta zgjidhni problemin së bashku, dhe jo ta sulmoni dikë.

Thoni arsimtarit që keni ardhur t’jua sqarojë disa gjëra, sepse ju nuk e kuptoni sa duhet problemin. Bëhuni diplomat. Tregoni të gjitha që i keni mësuar nga fëmija, pyesni nëse çdo gjë është e vërtetë, nëse fëmija ka heshtur në lidhje me diçka.

Ka prindër që mendojnë se fëmija i tyre nuk është në gjendje të bëjë absolutisht asgjë të keqe, duhet të jeni të vetëdijshëm se fëmija juaj mund të thotë diçka që nuk është krejtësisht e vërtetë, dhe mos e merrni me rezervë çdo gjë që ju thotë arsimtari.

Pa marrë parasysh se sa qasje të lehtë keni ndaj arsimtarit, ai mund të ndjehet i sulmuar, kështu që përpiquni që në fillim t’ia shpjegoni se nuk dëshironi ta gjykoni apo sulmoni atë, por ta kuptoni të vërtetën dhe ta gjeni zgjidhjen më të mirë.

Rezultati ideal është që mësimdhënësi t’ju shpjegojë se pse fëmija ndihet ashtu, që nuk e thërret atë shpesh kur e ngritë dorën për shkak se dëshiron t’ju ofrojë mundësinë të tjerëve për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Nga ana tjetër, disa njerëz janë thjesht “të thartë” nga natyra, dhe fëmija juaj mund ta marrë këtë personalisht, sepse deri sa nuk ka shkuar në shkollë, të gjithë janë sjellë ndaj tij me kujdes dhe dashuri.

Nëse në bisedë me arsimtarin keni hasur në rezistencë, dhe në shkollë nuk ndryshon asgjë dhe fëmija ende ankohet, mos hezitoni asnjë moment të shkoni tej drejtori i shkollës.

Ka kaluar koha kur arsimtarëve nuk guxohej t’u thuhej asgjë, luftoni për fëmijën tuaj, veçanërisht nëse e vëreni që pas bisedës suaj, arsimtari shfryn frustrimin e tij mbi fëmijën dhe situata është duke u përkeqësuar.

Edhe një herë, para se të ndërmerrni çfarëdo hapi, përpiquni ta shikoni fëmijën tuaj objektivisht, sa të jetë e mundur kjo, por edhe mbani në mend se pa marrë parasysh sa fisnik është profesioni i arsimtarit/mësuesit, jo të gjithë janë të skalitur për atë punë.