Rrugët janë të bllokuara. Të evakuuarit kanë braktisur makinat në rrugë dhe janë larguar në këmbë për t`i shpëtuar zjarrit. Flakët kanë djegur shumë shtëpi.
Qyteti Los Anxhelos po përjeton një situatë të motit ekstrem. Lagështia e ajrit ishte shumë e ulët, rreth 12% kur filloi zjarri dhe era kishte një shpejtësi prej rreth 50 kilometra në orë. Atje është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Zjarrfikësit në Los Anxhelos (rreth 1400) po luftojnë me një numër zjarresh në periferi dhe dhjetëra – mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Situata ndryshon me shpejtësi çdo minutë, në varësi se nga fryn era.
Aktualisht autoritetet thonë se nuk ka asnjë mundësi për të vënë nën kontroll disa prej zjarreve.
Lagjet e të pasurve e të të famshmëve po digjen gjithashtu. Ben Affleck është një nga të evakuuarit.
Vajzat shqiptare që jetojnë atje, si Xhesika Berberi dhe Bleona Qerreti kanë reaguar publikisht në lidhje me situatën duke sjellë edhe foto. Kjo e fundit ka mbajtur edhe qëndrim duke pranuar se fatkeqësitë natyrore ndodhin, por është përgjegjësi e qeverisjes të minimizojë pasojat.
Zjarri i Palisades, i cili është më afër bregdetit dhe gjithashtu më i madhi, ka goditur periferitë piktoreske aty ku kanë rezidencat shumë yje të Hollivudit. Më shumë se 1000 ndërtesa janë shkatërruar deri tani.
Ja si janë përhapur zjarret dhe po prekin zonën e Los Anxhelosit.
Të paktën 30,000 njerëz deri më tani janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Zjarri i Eaton u rrit brenda gjashtë orëve të para. Filloi në Altadena në kodrat mbi Pasadena dhe ka shkaktuar pesë të vdekur.
Zjarri Hurst ndodhet në veri të San Fernando.
Zjarri i Hoodley, në Hoodley Park. Departamenti i Zjarrfikësve të LA (LAFD) thotë se tani është kontrolluar.
Një zjarr tjetër u ndez në Ventura County, në veriperëndim të Los Anxhelosit, po djeg rreth 11 hektarë tokë, megjithëse tani është vënë nën kontroll.
Zjarri i Lidia-s shpërtheu në zonën malore Acton në veri të Los Anxhelosit dhe u rrit duke mbuluar pothuajse 350 hektarë.
Zjarri i Sunset nisi në Hollywood Hills, një lagje banimi me pamje nga zona historike e Hollivudit. Aktualisht mbulon rreth 50 hektarë dhe të gjithë banorët janë evakuuar.
/tiranapost