LifeStyle

Si u refuzua kërkesa për urdhër-mbrojtje e Drenushës?

Në “Big Brother VIP Kosova” (BBVK), marrëdhënia mes Drenushes dhe Atillës ka qenë një prej temave më të diskutuara. Me hyrjen e Atillës në format, u krijua një rrëmujë e madhe jo vetëm brenda shtëpisë por edhe jashtë saj, ku të gjithë ku ngritën në këmbë duke pyetur se si një dhunues mund të hynte në format dhe për më tepër të qëndrojë në të njëjtin ambient me viktimën.

Megjithatë, në një vendim të Gjykatës së Prishtinës, të siguruar nga IndeksOnline, mësohet se kërkesa e Latifit për urdhër mbrojtje ndaj ish-bashkëshortit është refuzuar.

Vendimi daton fiks dy muaj më parë, më 6 shtator dhe në të refuzohet kërkesa e Latifit, e cila kishte kërkuar që të caktohet masë mbrojtëse e ndalimit të ushtrimit të dhunës, shqetësimit, afrimit në distancë prej 50 metra në ambiente publike dhe banesë, masa për kujdestari të fëmijëve si dhe caktim i mbajtjes financiare për të.