ShowBizzz

Sigurisht që tha PO! Momenti kur Donaldi i propozon për martesë Borës në premierën e filmit “5 herë jo” (Video)

12 dhjetori është një datë shumë e veçantë për Bora Zemanin për shkak të dy eventeve.

Përveç premierës së filmit “5 Herë Jo”, është edhe ditëlindja e djalit të saj Arbor.

Mirëpo, askush nuk e dinte se kjo datë do të bëhej akoma më e veçantë, pasi sapo u shtua një tjetër kujtim.

Gjatë premierës së sotme Donaldi i suprizoi të gjithë kur i propozoi për martesë Bora Zemanit.

Përpara publikut të gjerë që ishin mbledhur për të parë filmin, Donaldi i është ulur në gjunjë Borës ndërsa kjo e fundit është përlotur.

Sigurisht që përgjigjia e saj ishte “Po”, ndërsa i gjithë publiku shpërtheu në brohorima.



lokimagazine