ShowBizzz

“Simpati” lansohet nga Enis Bytyqi

Enis Bytyqi e ka sjellë për fansat e tij këngën e re, të cilën e ka titulluar “Simpati”.

Projekti i ri muzikor është kompletuar edhe nga ana vizuale, me një videoklip që i përshtatet sezonit të tanishëm.

Gesko është producent i kësaj kënge, ndërsa së bashku me Enisin e kanë shkruar tekstin dhe e kanë bërë melodinë.

TS Poll - Loading poll ...

Videoja muzikore është realizuar me regji të Agon Gjinofcit nga WeShootFilms.

“Vaj” është një nga realizimet më të fundit muzikore të këngëtarit që po ashtu kishte ardhur si bashkëpunim me Geskon para tre muajsh dhe numëron mbi tre milionë shikime në YouTube.