Lajme

Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet në Preshevë

Kryetarja e Komunës së Preshevë, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se është takuar me Jetish Jashari, ambasador i Republika e Kosovës, Zyra Ndërlidhëse në Beograd.

Në një postim në Facebook, Sinani tha se me Jasharin kanë biseduar për zhvillimet aktuale dhe për çështjet me interes për qytetarët e Lugina e Preshevës.

“Si gjithmonë, takim i mirë dhe bashkëbisedim i dobishëm”, ka shkruar ajo

Postimi i plotë:

Me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Beograd, njëherësh Shefin e Zyrës Ndërlidhëse, Jetish Jashari, biseduam për zhvillimet aktuale dhe për çështjet me interes për qytetarët e Preshevës dhe Luginës. Si gjithmonë, takim i mirë dhe bashkëbisedim i dobishëm.

Të Ngjashme