Lajme

Sindikata e Burgjeve pas vrasjes në Peqin: Nuk mund të hidhet baltë mbi policinë

Pas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit, ka reaguar edhe Sindikata e Burgjeve. Me anë të një njoftimi zyrtar nënvizon faktin se tani është koha që politika e publiku të jenë në krah të Policisë së Burgjeve, në mbështetje të hetimit ligjor dhe jo të përdorimit mediatik sipas rastit e interesit.

Sipas tyre, reagimi në media dhe folklorizmat politike të sotme, nuk ja kanë idenë e sakrificës së mijëra punonjësve civilë e me uniformë, që çdo ditë përballen me mbinkarkesë pune e shërbimi nëpër burgje.

Sindikata e Burgjeve thekson se ngjarja që ka ndodhur ka përgjegjës direkt, të cilët duhet të përgjigjen personalisht para ligjit.

“Personi përgjegjës për përfshirje apo paaftësi në ruajtjen e perimetrit të sigurisë, do dalë pas hetimeve.

Janë organi i akuzës dhe shërbimet e specializuara inteligjente, të cilët do dalin me konkluzione konkrete pas hetimeve mbi shkaqet e shkaktarët e ngjarjes së ndodhur. Asnjë ngjarje apo situatë e krijuar, nuk mund të hedhë baltë mbi mijëra punonjës të ndershëm dhe as mbi drejtuesit e burgjeve, të cilët sollën frymë europiane në sistem,” thuhet në njoftim.

Reagimi i plotë:

Situata mediatike e krijuar mbi ngjarjen e ndodhur sot në Ievp Peqin, na detyron të reagojmë në qartësimin e disa çeshtjeve që kanë të bëjnë me dinamikën e ngarkesës së punës në sistemin penitenciar shqiptar.

Reagimi në media dhe folklorizmat politike të sotme, nuk ja kanë idenë e sakrificës së mijëra punonjësve civilë e me uniformë, që çdo ditë përballen me mbinkarkesë pune e shërbimi nëpër burgje. As për presionin e stresin që u shkaktohet çdo moment nga bota e krimit, për shkak të detyrës e zbatimit të ligjit.

Kishte gati 25 vite që sistemi notonte në situata të turbullta, herë pozitive e shumë herë të tjera në keqmenaxhim e demotivim të burimeve njerëzore. Në fund të vitit 2021 ndodhi ndryshimi që pritej prej kohësh, filloi një epokë e re transformimi pozitiv në drejtim të përmirësimit rrënjësor të pagave e trajtimit dinjitoz të punonjësve. Brenda një harku kohor 2 vjeçar u rritën pagat, u dha shpërblim fundviti pas shumë vitesh harrese, u ndryshua ligji për ti dhënë dinjitet Policisë së Burgjeve, tani po kurorëzohet dhënja e uniformës së re e të plotë, po përfundon me sukses proçesi i transportit të stafit nga banesa për në vendin e punës, po finalizohet struktura e re bashkë me gradat si dhe vitin tjetër nis trajtimi ushqimor, pa harruar rritjen e deklaruar me 10% të pagës për gjithë policinë! Kjo nuk erdhi nga qielli e as nuk ndodhi si kontribut i disa”analistëve folklorikë”, që kohë më parë “kontribuan” në dobësimin e sistemit.

Ngjarja që ka ndodhur ka përgjegjës direkt, të cilët duhet të përgjigjen personalisht para ligjit.

Janë organi i akuzës dhe shërbimet e specializuara inteligjente, të cilët do dalin me konkluzione konkrete pas hetimeve mbi shkaqet e shkaktarët e ngjarjes së ndodhur. Asnjë ngjarje apo situatë e krijuar, nuk mund të hedhë baltë mbi mijëra punonjës të ndershëm dhe as mbi drejtuesit e burgjeve, të cilët sollën frymë europiane në sistem.

Është koha që politika e publiku të jenë në krah të Policisë së Burgjeve, në mbështetje të hetimit ligjor dhe jo të përdorimit mediatik sipas rastit e interesit. Ai që ka përgjegjësinë direkte për implikimin apo paaftësinë e ruajtjes së perimetrit të sigurisë në këtë institucion, do dalë pas hetimit profesionale të organeve ligjzbatuese.

Sindikata shpreh mbështetje e bashkëpunim që kjo klimë pozitive e ndryshimit rrënjësor shumplanësh, të vazhdojë në vijim e në favor të të drejtave social-ekonomike të punonjësve, si motivim kryesor në zbatimin e detyrës sipas Ligjit!

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo