Lajme

Sindikata e Policisë kërkon rikthimin në detyrë 6 zyrtarëve të suspenduar në Gjakovë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë në lidhje me suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë në Gjakovë nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Sindikata e ka cilësuar këtë veprim si të ngutshëm dhe të papërshtatshëm për situatën, duke theksuar se suspendimet e tilla dëmtojnë rëndë institucionin e Policisë, krijojnë boshllëk në stacionet policore dhe minojnë besueshmërinë e autoritetit të sigurisë.

Sipas Sindikatës, veprimet e zyrtarëve të suspenduar ishin të drejtuara nga profesionalizmi dhe ligji, pas kërcënimeve me jetë që ata kanë marrë në vendin e punës, dhe janë ndihmuar nga një audio incizim i publikuar që dëshmon kërcënimet ndaj tyre.

Sindikata apelon për një shqyrtim të kujdesshëm të këtij vendimi dhe kërkon kthimin e menjëhershëm të zyrtarëve në detyrë, duke e konsideruar se ata kanë vepruar në mbrojtje të rendit dhe ligjit./teve1.info/

Të Ngjashme