LifeStyle

Sinjalet që tregojnë se keni një lidhje të shëndetshme

Shumë nga marrëdhëniet që ndërtojmë si të rritur, i kanë rrënjët e tyre te fëmijëria. Psikologët thonë se sfidat dhe betejat që përjetojmë gjatë viteve dhe mënyra se si reagojmë ndaj tyre janë një tregues i qasjes që ne kemi për t’u përballuar me situatat ku na vendos jeta.

Siguria, shmangia, shqetësimi dhe të gjitha mënyrat si ne reagojmë janë pasqyrë e përvojave të fëmijërisë. Raportet në çift nuk bëjnë përjashtim nga kjo, ndaj sipas ekspertëve nëse ju përdorni shpesh këto katër shprehje, atëherë ju jeni në një marrëdhënie të fortë.  

#1 “Kam besim te vetja”

Çiftet që janë në një raport të shëndetshëm, priren të kenë shumë vetëvlerësim. Ata janë më të orientuar ndaj gjërave pozitive në planin personal, por edhe në atë të partnerit/es.

#2 “Unë mund të përballoj çdo gjë që më del përpara”

Mënyra se si i përballoni vështirësitë tregon fleksibilitet psikologjik. Përshtatja më situatat e paparashikuara dhe zbatimi i disa strategjive çon në një rrugëdalje dhe gjetjen e një zgjidhjeve për çdo problem. Ndaj, çiftet e shëndetshme kanë më pak ankth, depresion, shqetësim etj.

#3 “Unë shoh anën pozitive të gjërave”

Fuqizimi personal është “armë” e çifteve të fuqishme. Në situata të vështira, ata nuk dalin jashtë kontrollit, por kanë të gjitha mekanizmat e përpjekjeve për të arritur në rezultate pozitive dhe gjithmonë në një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

#4 “Mund të jem i/e pavarur dhe të mbështetem edhe tek të tjerët”

Ne të gjithë kemi nevojë për lidhje dhe mbështetje te vetja. Si gjithmonë, çelësi është ekuilibri. Në rastin e marrëdhënieve në çift, të jesh i/e pavarur dhe të mbështetesh tek të tjerët, por pa u nënshtruar është zgjidhje për shumë situata të vështira.