LifeStyle

Sipas ekspertëve financiarë të lindësh në këtë ditë të vitit mund të bëhesh një miliardier

Të bëhesh miliarder mund të jetë thjesht një ëndërr për shumë njerëz, por një studim i ri zbulon se kjo mund të vijë edhe për shkak të ditës tënde të lindjes.

SHBA është shteti me shumicën e miliardierëve në botë, ndërsa Kina radhitet në vendin e dytë.

Hulumtimi i ri ka zbuluar se 19 nga 500 miliarderët më të njohur në mbarë botën kanë zbuluar se kanë një gjë të përbashkët-ata kanë lindur më 30 nëntor.

Këta individë të pasur dhe të suksesshëm përfshijnë manjatë botues, mjeshtër të prodhimit dhe producentë filmash.

Ekspertët e financave në Coupon Follow shikuan të dhënat nga lista e 500 miliarderëve më të mirë të Bloomberg.

Ata hulumtuan industrinë e secilit person dhe datën e lindjes për të ngushtuar të përbashkëtat që mund të kenë kontribuar në suksesin e tyre.

Kompania dalloi se kjo datë ishte më e popullarizuara, duke thënë se “është shumë larg para datave të tjera të lindjes”.

Coupon Follow raportoi se 1 janari ishte e vetmja datë që u afrua, me 13 miliarderë që kanë lindur në atë ditë, por çdo datë tjetër e listuar zbuloi se vetëm dy deri në katër miliarderë e kishin të njejtën datë.