Lajme

Situata politike në vend, Dejona Mihali tregon qëndrimin e Vetëvendosjes

Situata politike në vend lidhur me zgjedhjen e presidentit, ka shkaktuar një valë reagimesh. E së fundi ka reaguar dhe Dejona Mihali, e cila ka treguar për qendrimin e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me situatën e krijuar.

Mihali ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk bën kurrë lojra me çështjet politike, në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim.

“Nuk është sekret që segmente të opozitës me në krye PDK duan zgjedhje. Ka mes tyre llogaritje se fitorja jonë ishte aksident nga data e zgjedhjeve jo vullnet i pastër qytetar. Dhe përsëritja e zgjedhjeve e ul votën e qytetarëve për ne.  Kjo llogaritje nuk ia lejon atyre asnjë formë të bashkëpunimit për të vepruar lidhur me kandidaturën e Presidentit. Pra, asnjë përfillje të kushtetutës dhe detyrimit minimal politik e qytetar që duhet të jenë në seancë. Këtu qëndron e vërteta. Në pyetje nuk ka qenë asnjëherë emri konkret, pra kandidatura por pozicioni i tyre”, ka thënë Mihali.

Postimi i plotë i Mihalit:

Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk bën kurrë lojra me çështjet politike. Në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim.

Sidoqë duket tani situata apo rreshtimi i aktorëve politikë, ajo çfarë është e sigurtë si drita e diellit është se ne nuk kemi ikur asnjëherë nga detyrat. Kur është dashur me protestu e kemi bërë.

Kur është dashur front opozitar e kemi bërë jo njëherë por dy.

Kur është dashur koalicion qeveritar e kemi bërë.

Kur është dashur front i gjerë qytetar dhe qeverisje e mirë e kemi krijuar.

Kur është dashur respektim i votës dhe vullnetit qytetar e kemi nxjerrë në plan të parë.

Tani e dimë mirë se nuk mundemi ta marrin si të mirëqenë faktin se krejt opozita, e caktuar e tillë jo nga ne por nga qytetarët, nuk ka plan të qëndrojë në sallë të kuvendit për asnjë emër. E përsëris për asnjë emër.

PDK ka kërkuar marrëveshje politike pa emër konkret vetëm me kriterin që emri të vi nga PDK dhe deputetët tanë ta votojnë. Kjo do të thotë qartë: zgjedhje.

LDK qartë dhe publikisht nuk ka qendrim të unifikuar në grupin parlamentar. Mbi 4 deputetë kanë plane

Të Ngjashme