ShowBizzz

Sjell në jetë fëmijën e dytë, Jonida zbulon emrin e djalit të porsalindur

Gjatë moderimit të “Big Brother VIP Kosova”, Jonida Vokshi zbuloi se do të bëhej nënë për herë të dytë.

Moderatorja ndau me ndjekësit lajmin e bukur se së shpejti do t’a bënte vajzën e saj, Emin, me një vëlla. Dhe ajo ditë erdhi tashmë!

Partneri i saj Besniku ka lajmëruar për ndjekësit se djali i tyre ka ardhur në jetë shëndoshë e mirë si dhe zbuloi emrin e veçantë me të cilin kanë vendosur t’a quajnë, Ian.

““Shokë e shoqe,
IAN quhet djali jonë që lindi shnosh e mirë sot
Jonida osht tip top dhe ju qafim krejtve
Falemnderit Pereni e gzume”, shkruan Besniku

View this post on Instagram

A post shared by Besnik Krapi (@besnikkrapi)