Rreth 250 gra në Paris kanë akuzuar një ish-zyrtar të Ministrisë së Kulturës, Christian Nègre, se gjatë intervistave të punës u ka dhënë fshehurazi diuretikë ose substanca të tjera.
Sipas dëshmive, ai u ka ofruar grave kafe ose çaj ku kishte hedhur një diuretik të fortë dhe të paligjshëm, që u shkaktonte nevojë të menjëhershme për në tualet. Gjatë intervistës, ai nuk i lejonte të largoheshin.
Rasti është tashmë nën hetim penal, ndërsa detajet janë bërë publike nga vetë gratë, sipas raportimit të The Guardian. Autoritetet franceze po punojnë për të zbardhur plotësisht këtë çështje.
/tiranapost
