Lajme

Skandali i ekspozitës për masakrat, protestë të hënën-organizatorët kërkojnë falje

Edhe e diela i bëri bashkë në punë.

Kjo, meqë organizata e veteranëve të luftës, thirri një konferencë për media.

Shkak për këtë, u bë ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.

Në të, u vërtetua se të dhënat për masakrat gjatë luftës së fundit në vend, nuk ishin të sakta.

Kjo e shtyri OVL-UÇK-në, t’i ftojnë qytetarët për një protestë të hënën para Kuvendit të Kosovës.

“Përmes kësaj konference, i ftojmë të gjithë qytetarët që kanë dinjitet, që e ndiejnë sakrificën dhe që nuk e pranojnë padrejtësinë, të na bashkohen nesër në orën 13:00. Kjo nuk është vetëm protesta jonë, kjo është mbrojtje e historisë sonë. Ju presim nesër në orën 13:00 para Kuvendit të Kosovës. Hajdeni ta ngrisim zërin së bashku në mbrojtje të vlerave të luftës dhe ta nderojmë kujtimin për martirët tanë. Lavdi dëshmorëve dhe nder i përjetshëm për të gjithë ata që ranë për liri”, tha Gazmend Syla nënkryetar i OVL-UÇK-së.

Në këtë konferencë, veteranet e përsëritën kërkesën e tyre të moçme.

“Të nxjerrët ligji të aprovohet ligji për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vlerat tona kombëtare që të mos shkelen kujt t’i teken dhe faktikisht duke e goditur këtë idiot dhe në aspekte ligjore. Ë nuk është hera e parë që e fyen luftën që e fyen sakrificën e popullit”, tha Xhavit Jashari, përfaqësues i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.

E i pari i veteranëve, kërkoi llogari edhe nga financuesit e ekspozitës.

“Është mirë që Prokuroria të merret me këtë personin, ne do t’i bëjmë edhe padi. Ne kërkesa jonë në radhë do të bëjmë një ultimatum nesër që kryetarja e Kuvendit bashkë me kryesin e Kuvendit të jepni llogari para qytetarëve të Kosovës: Pse e financuan një libër të tillë? ..Ne kërkojmë përgjegjësi nga kryetarja e Kuvendit nëse ka kryetarja e Kuvendit pak ndërgjegje, ka vetë moral, duhet me dal me u deklarua edhe me jep dorëheqje”, u shpreh Hysni Gucati kryetar i OVL-UÇK-së.

Sipas OVL-UCK-së, protesta e së hënës do të jetë e para, meqë në fund të javës planifikojnë një protestë tjetër më masive.

Të Ngjashme