Lajme

Skandali i SHISH dhe masa ndaj Hysenit, Bashkimi Europian bën reagimin e papritur

Bashkimi Europian ka rikonfirmuar mbështetjen për SPAK dhe punën e drejtësisë në luftën kundër krimit të organizuar.

Qëndrimi i Brukselit është bërë publik pas pyetjeve për çështjen e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Zëdhënësi i Komisionit Europian për zgjerimin, Guillaume Mercier, deklaroi se Komisioni Europian nuk komenton raste individuale që janë ende në proces.

Megjithatë, ai theksoi se BE vijon të ketë besim te SPAK për hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar.

Çështja e Vlora Hysenit vijon të jetë në proces, ndërsa autoritetet po zhvillojnë hetimet përkatëse.

Të Ngjashme