Kristin Cabot, ish-shefja e burimeve njerëzore të Astronomer ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti pas skandalit në koncertin e Coldplay.
Daily Mail raporton se sipas dokumenteve të gjykatës, Kristin paraqiti kërkesën për divorc nga Andrew Cabot më 13 gusht.
Ish-gruaja e Andrew, thotë se ndarja nuk është surprizë.
“I shkruaja menjëherë Andrew pas skandalit të tradhtisë dhe ai tha: ‘Jeta e saj s’ka lidhke me mua’ dhe më tha se ata po ndaheshin”, u shpreh Julia Cabot. Ajo dhe Andrew kanë qenë të martuar për katër vite derisa u ndanë në 2018.
“Ai thotë se nuk ka lidhje me të, edhe pse ishin të martuar dhe jetonin në një shtëpi. Por pastaj, e vetmja gjë që i interesojnë janë paratë”, vijon ajo duke shtuar se mendon që ai nuk është “copë për të qenë bashkëshort”.
Të njëjtën gjë e tha edhe për 52-vjeçaren. Julia shprehet se ish-burri i saj s’është “njeri i mirë” dhe skandali i tradhtisë nuk do të ishte larg.
“Ja pse pasi ndodhi mora dhjetëra mesazhe me fjalën: karma. Ishte: ç’të japësh, do të marrësh. Personalisht, nuk mendoj se ai është prekur. Nuk mendoj se i janë lënduar ndjenjat. Me gjasë, është i turpëruar”, përmbylli ajo.
Kristin dhe ish-CEO i Astronomer, Andy Byron u kapën nga kamera e puthjeve në skandalin e Coldplay. Ata u përpoqën të fshiheshin dhe vokalisti i grupit, Chris Martin tha se çifti mund të ishte në një lidhje të fshehtë.
